Aksident në Itali: Vdes një shqiptar, një tjetër lëndohet NULL NULL 08.05.2023 16:23 08.05.2023 16:23 Një 24 vjeçar shqiptar ka vdekur dhe një tjetër është plagosur në një aksident që ka ndodhur në Itali. Rasti tragjik raportohet se ka ndodhur të dielën rreth orës 23:30, në Bologna në rrugën via Graziadei. Me veturën e tipit Mercedes CLK, po udhëtonin bashkë dy shqiptarë e një rumun. Vozitësi i veturës e humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës duke u përplasur me një pemë. 24 vjeçari shqiptari ndodhej si pasagjer në ulësen e djathtë, teksa ekipet emergjente e nxorën atë pa shenja jete jashtë veturës. Ndërkaq të lënduar kishin mbetur edhe një 23 vjeçar shqiptar dhe një 19 vjeçar rumun, i cili ndodhej në ulësen e prapme, përcjell Klankosova.tv/Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.