Aksident në Gllarevë të Klinës, katër të lënduar NULL NULL 10.05.2025 12:43 10.05.2025 12:43 Foto ilustruese e aksidentit. Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në fshatin Gllarevë të Klinës. Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. Gashi tha se në aksident janë përfshirë dy vetura. “Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore. Hetuesit e trafikut e kanë kryer shiqimin e vendit të aksidentit. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF”, deklaroi Gashi për Klankosova.tv.