Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë NULL NULL 28.02.2026 22:47 28.02.2026 22:47 Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident komunikacioni në Gjakovë. Burimet i kanë thënë gazetares Arbreshë Uka që ata janë sjellë në QKUK nga Spitali i Gjakovës. Klani mëson se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. ai është i intubuar pasi ka politraumë të rëndë, prandaj edhe është dërguar në Mjekimin Intensiv Qendror. Dy të tjerët po ashtu kanë pësuar lëndime të shumta por ndodhen në gjendje stabile. Moshat e të lënduarve janë midis 25 dhe 35 vjeç.