Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident në Fushë-Krujë, vdes 20-vjeçari

NULL NULL
26.10.2022 15:40
shiriti i policisë

Një 20-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në Fushë-Krujë të mërkurën.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor “Larushk – Fushë-Krujë”. 20-vjeçari M.T., ishte pasagjer në makinën e drejtuar nga 19-vjeçari H. D.

Policia tha se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./A2

lajme të ngjashme