Aksident në Fushë Kosovë, dy të lënduar NULL NULL 20.02.2026 19:39 20.02.2026 19:39 Foto ilustruese Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo bëri të ditur se dy të aksidentuarit kanë pësuar lëndimet trupore. “Sot rreth orës 18:00, në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, njoftoi Ahmeti për Klankosova.tv