Aksident në fshatin Mrasor të Rahovecit, dy të lënduar NULL NULL 09.06.2024 20:34 09.06.2024 20:34 Aksident, Foto ilustruese Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Gjakovë – Klinë, konkretisht në fshatin Mrasor të Rahovecit. Kështu tha për Klankosova.tv Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës. Elezaj tha se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. “Sipas të dhënave të pranuara nga personeli mjekësor, bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore”, tha Elezaj për Klankosova.tv.