Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident mes tri veturave në autostradën “Arbën Xhaferi”, një i vdekur

NULL NULL
17.07.2024 22:31
Fotografi ilustruese, e përpunuar nga Klankosova.tv
Fotografi ilustruese, e përpunuar nga Klankosova.tv

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.

Ai bëri të ditur se në aksident ishin të përfshira tri vetura.

“Rreth orës 20:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’. Njoftimit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat nga vendi i ngjarjes (autostradë, kilometri i parë, drejtimi Prishtinë-Lipijan), raportojnë se në aksident janë përfshirë tri vetura. Dyshohet që si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person ka humbur jetën. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e patrullës së autostradës dhe ata të hetimeve të cilët janë duke kryer shikimin dhe procedurat e parapara për vend-ngjarje”, tha ai. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme