Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Prishtinë, lëndohen dy persona NULL NULL 01.09.2025 20:43 01.09.2025 20:43 Një aksident mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Prishtinë, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se nga ky aksident janë lënduar dy persona, të cilës kanë pranuar tretman mjekësot. “Sot rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë”. “Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, thuhet tutje në konfirmim./Klankosova.tv