Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person NULL NULL 22.11.2024 12:02 22.11.2024 12:02 Aksident në kryeqytet Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditës së premte në kryeqytet. Si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 11:30 në kryqëzimin e rrugëve Fehmi Agani dhe Luan Haradinaj, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.