Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident mes një biçiklete dhe veture në Dobërdelan të Suharekës, lëndohet rëndë i mituri

NULL NULL
09.06.2024 10:57
LAJMI I FUNDIT
Fotografi ilustruese, e përpunuar nga Klankosova.tv.

Një aksident mes një veture dhe një biçiklete ka ndodhur në Dobërdelan të Suharekës ditën e së shtunës.

Si pasojë ka pësuar lëndime të rënda çiklisti i mitur, i lindur në vitin 2010.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Një aksident rreth orës 19:25 ka ndodhur në Dobërdelan të komunës së Suharekës, ku janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë. Si pasojë e kësaj ka pësuar lëndime të rënda çiklisti, i lindur në vitin 2010. Me rastin për merret njësia e trafikut rajonal”, tha Gashi.

 

lajme të ngjashme