Aksident mes katër automjeteve në rrugën Prishtinë – Podujevë, lëndohen tre persona NULL NULL 09.06.2024 12:20 09.06.2024 12:20 Foto ilustruese. Një aksident mes katër automjeteve në rrugën Prishtinë – Podujevë ka lënë të lënduar tre persona. Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, tha Ahmeti. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.