Aksident mes gjashtë automjeteve në Ferizaj, lëndohen dy persona NULL NULL 24.06.2023 10:39 24.06.2023 10:39 Foto ilustruese Një aksident trafiku na ndodhur në Ferizaj, ku janë përfshirë gjashtë automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona, përcjell Klankosova.tv. Në raportin e policisë bëhet e ditur se të lënduarit pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi. “Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të gjashtë automjeteve me ngasës kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy nga ngasësit të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, thuhet në raport. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.