Aksident mes dy veturave në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, lëndohen tre persona NULL NULL 05.05.2025 13:56 05.05.2025 13:56 Foto ilustruese. Si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, u lënduan tre persona. Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Sipas Veselit, aksidenti ndodhi si pasojë e mosmbajtjes së distancës së sigurisë. “Sot rreth orës 11:50, në magjistralen Kaçanik–Ferizaj, afër pompës së derivateve “Ada Gas”, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave me targa vendore. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosmbajtjes së distancës së sigurisë. Përveç dëmeve materiale, janë raportuar edhe lëndime të lehta trupore te njëri nga drejtuesit dhe dy pasagjerë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në emergjencën e Ferizajt, të lënduarit janë lëshuar për në shtëpi”, ka thënë Veseli për Klankosova.tv.