Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident mes dy automjeteve në Shkodër, lëndohen dy persona, njëri prej tyre i mitur

NULL NULL
04.05.2025 22:10
Policia e Shqipërisë. Foto ilustruese.
Policia e Shqipërisë. Foto ilustruese

Një aksident mes dy automjeteve la të lënduar dy persona në rrugën Shkodër-Lezhë.

Njëri nga të lënduarit është i mitur, dhe që të dy po trajtohen në Spitalin Rajonal Shkodër, transmeton Klankosova.tv.

“Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasja D. S., duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. A., 18 vjeç dhe pasagjer një të mitur 17 vjeçar. Shtetasi A. A., dhe i mituri 17 vjeçar, ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

lajme të ngjashme