Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplaset me bordurën anësore NULL NULL 15.05.2025 14:00 15.05.2025 14:00 Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë. Sipas policisë, rreth orës 12:00, në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv. Si pasojë, shtetasi L. K. ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.