Aksident me vdekje në Durrës, makina përplas 50-vjeçarin me biçikletë NULL NULL 17.11.2023 08:49 17.11.2023 08:49 Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në unazën e Shkozetit, Durrës, automjeti që drejtonte shtetasi A. G., 32 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën. Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që humbi jetën.