Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident me vdekje në autostradën Mamurras-Milot

NULL NULL
23.09.2022 08:35
shiriti i policisë

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Mamurras-Milot. Mësohet se një automjet ka përplasur një grua pranë mbikalimit të Patokut duke e lënë të vdekur në vend.

Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë. Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa policia e grupi hetimor janë ne vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë.

Paraprakisht dyshohet se viktima ka prerë rrugën gjatë kalimit nga një krah në krahun tjetër./abcnews.al

lajme të ngjashme