Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident me fatalitet në Mitrovicë

NULL NULL
18.02.2026 23:07

Një 30 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Mitrovicën e Jugut.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Shpend Fazliu, zëdhënës i Spitalit Rajonal të Mitrovicës.

“Rreth orës 22:20, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është sjellë një i aksidentuar 30-vjeçar, pa shenja jete. Përkundër masave reanimatore në vendngjarje dhe në spital nga stafi mjekësor, fatkeqësisht ekipi mjekësor ka konsistuar vdekjen e të aksidentuarit” deklaroi ai.

Klankosova.tv ka pyetur edhe në polici lidhur me rastin, mirëpo deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje./Klankosova.tv.

lajme të ngjashme