Aksident me fatalitet në Kavajë NULL NULL 10.11.2023 07:51 10.11.2023 07:51 Një aksident me fatalitet ka ndodhur të enjten mbrëma në Kavajë të Shqipërisë. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, ku automjeti me drejtuese I. G., është përplasur me një motoçikletë me drejtues F. D. Drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendngjarje, raporton Top Channel. Ndërkohë, drejtuesja e automjetit I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.