Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident i tmerrshëm në Holandë: Treni përplaset me kamionin e ngarkuar me dardha (VIDEO)

NULL NULL
01.11.2025 12:57

Pesë persona kanë mbetur të lënduar pasi një tren pasagjerësh u përplas me një kamion të ngarkuar me dardha, i cili ngeci në një kalim hekurudhor në fshatin Meteren në Gelderland të Holandës.

Siç raportojnë mediat, transmeton Klankosova.tv, pesë persona raportohet se mbetën të lënduar në aksidentin e ndodhur të premten.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se teksa kamioni kaloi për herë të parë, treni nuk ishte i dukshëm. Por, kur kamioni del matanë shinave, ai pengohet nga një automjet tjetër që i del përpara, dhe shoferi i kamionit e kthen mjetin mbrapsht.

Megjithatë, në atë moment shihet se laurat nisin të mbyllen dhe kamioni ngec mes tyre, në mes të shinave, kur edhe goditet në pjesën e prapme nga treni.

Në një deklaratë të bërë nga operatori hekurudhor, u vu re se treni doli nga shinat si pasojë e aksidentit dhe u rikthye në shina pas punimeve.

Në njoftim thuhet se dëmi është i madh dhe se puna do të zgjasë disa ditë.

Pamjet nga aksidenti:/ Klankosova.tv

lajme të ngjashme