Aksident i rëndë: Vdes nëntëvjeçari, plagosen pesë të tjerë NULL NULL 21.07.2019 16:57 21.07.2019 16:57 Një aksident i ndodhur në aksin rrugor Bajram- Curri – Sopot, i ka marrë jetën një 9-vjeçari ndërsa janë plagosur edhe 5 të tjerë. Policia njofton se i mituri E.Ç, 9 vjeç, banues në Tropojë ka humbur jetën rrugës për në spital. Tropojë/ informacion paraprak. Më datë 21.07.2019, në aksin rrugor Bajram- Curri – Sopot, në vendin e quajtur Cerrnicë, janë përplasur mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.Ç., banues në Tropojë, me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin Z.M. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve, B.Ç, Z.M., pasagjerët shtetasit A.Ç, A.Ç, H.L., si dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në spital i mituri E.Ç, 9 vjeç, banues në Tropojë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./TCh *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025