Aksident në magjistralen Podujevë-Prishtinë, policia konfirmon lëndimin e një personi (VIDEO) NULL NULL 05.08.2022 14:47 05.08.2022 14:47 Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë. Klankosova.tv ka siguruar pamje nga aksidenti ku janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre me targa të huaja. Në vendngjarje shihet edhe një autoambulancë teksa një person është lënduar. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 15:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete në lëvizje. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.