Aksident i rëndë në Fshaj të Gjakovës, vdes një grua e lëndohen tre të tjerë NULL NULL 20.05.2023 16:14 20.05.2023 16:14 policia shiriti Një grua e moshës 71-vjeçare ka mbetur e vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Gjakovë – Prizren, konkretisht në fshatin Fshaj. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj. “Rreth orë 13:15 në fshatin Fshaj në rrugën Gjakovë – Prizren ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture e kamioni, ku janë lënduar katër persona, e një prej tyre ka ndërruar jetë”, është shprehur Elezaj, njofton Klankosova.tv. Ai tha se vdekja e viktimës është konstatuar në Spitalin e Gjakovës. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.