Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident fatal në Shqipëri, humb jetën motoristi, arrestohet shoferi 24-vjeçar

NULL NULL
21.06.2026 15:15

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër Fushë-Krujë–Laç, pranë fshatit Derven.

Sipas informacioneve paraprake, Kola po udhëtonte me motoçikletë kur është përplasur nga një automjet tip “Benz”. Goditja ka qenë fatale dhe ai ka ndërruar jetë në vendngjarje, raporton vizionplus.tv, transmeton klankosova.tv.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit, L.V, 24 vjeç, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Fushë-Krujës, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

lajme të ngjashme