Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AKR do zgjidhje urgjente

NULL NULL
24.08.2017 15:13

Behgjet Pacolli, kryetar i Aleancës Kosova e Re, ka shkruar në Facebook se më nuk e ka ndërmend të rri duarkryq dhe t’i kontribuojë ngërçit, porse ai, bashkë edhe me tre deputetët e tjerë të AKR-së, do të provojnë të gjejnë zgjidhje politike, njofton Klan Kosova.

“Unë dhe AKR duam zgjidhje urgjente, ngase jemi në anën e qytetarit dhe Kosovës”, ka shkruar, pos tjerash, Pacolli.

Ky është shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Seanca e sotme ishte thjesht një shprazje e urrejtjes, mllefit mes liderëve partiakë, duke u tallur me popullin. Po më dhimbset rinia, qytetari, ata që jetojnë mes halleve.

Po humb Kosova, po humb ekonomia e Kosovës, po i humbasim miqtë dhe ata qe besuan në shtetndërtimin tonë. Unë si shumë të tjerë, kemi investuar shumë në shtetndërtim; dhe miq jam i legjitimuar mos të qëndroj duarkryq. Kështu nuk ndërtohet shteti.

Kështu nuk i kontribuohet Kosovës. Jam aq i dëshpëruar sa në seanca si këto, pjesëmarrja ime do të jetë në pikëpyetje.

Sot seicili prej liderëve po tenton me qenë në majat e shtetit, si kryeparlamentar, kryeministër, ministër, me kapë pushtetin. Nuk u kursyen as me treguar se çdo të bëjnë në momentin kur të marrin pushtetin.

Foltorja e institucionit u përdor si tribunë elektorale. AKR kërkon urgjent të krijohet një konsensus midis partive të opozitës, për krijimin e qeverisë së re dhe sa më shpejt të dilet me një platformë alternative qeverisëse për qytetarin e Kosovës. Nuk mund të vijohet në paqartësi.

Përndryshe alternativa e fundit mbetët propozimi im për qeveri gjithëpërfshirëse për të çilen unë po insistoj prej dy muajsh. Jo vetëm që po më duket por është e vetmja zgjidhje. Duhet të lihen mënjanë interesat grupore, individuale, partiake e të punohet në favor të Kosovës.

Mosfunksionimi dhe mungesa e gatishmërisë së dy partnerëve të opozitës për marrëveshje dhe fakti që ana tjetër nuk e ka shumicën e numrave nënkupton nevojën e konsensusit gjithëpërfshirës për interesat e vendit.

Këtu po shihet se AKR edhe pse me pak deputet, duhet të veproj në zgjidhje e ngërçit dhe për këtë, edhe njëherë apeloj tek LDK dhe VV që të gjejnë zgjidhje, definojnë dhe të krijojnë qeverisjen alternative. AKR-në e kanë paluhatshëm në dispozicion, por në mungesë të kësaj zgjidhje, katër deputetët e AKR nuk do të konsiderohen më vetëm si numra duke pritur dhe kontribuar ngërçit, për interesat e tyre.

Unë dhe AKR duam zgjidhje urgjente, ngase jemi në anën e qytetarit dhe Kosovës.

klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.