Akoma nuk dihet se kur do të transportohen trupat e viktimave në Maqedoni të Veriut NULL NULL 28.11.2021 12:55 28.11.2021 12:55 Pasi Prokuroria e Maqedonisë së Veriut dorëzoi dje në prokurorinë bullgare analizat e ADN-së nga familjarët e viktimave, procesi i identifikimit të trupave është në proces e sipër. Varësisht nga kjo do të dihet se kur do të transportohen trupat e viktimave të aksidentit të 23 nëntorit. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka deklaruar sot se është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe se nuk di saktë se kur do të transportohen trupat e viktimave, megjithatë sipas tij pritet që kjo të ndodh javën e ardhshme. Osmani tha se sot do të komunikojë me familjet e viktimave për ti konsultuar rreth transportit të trupave të familjarëve të tyre./alsatm/