Akciza dhe TVSH-ja “përplasin” deputetët – Krejt çka ndodhi në parlament (VIDEO) NULL NULL 03.04.2026 20:31 03.04.2026 20:31 Deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën për një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për çmimet e naftës. Mendimet ndryshe rreth kësaj problematike çuan në debate të forta, me dhe pa mikrofona, raporton KlanKosova.tv. Opozita i tregoi se çka të veprojë ekzekutivit me 3 pika, që në Kuvend i solli si rezolutë në seancë të jashtëzakonshme. Me subvencion u kërkua të ju dilet në ndihmë, bujqve, transportit publik e prodhuesve vendor. As propozimet e as kritikat e opozitarëve nuk iu pëlqyen ekzekutivit. Çmimi i naftës u tha se po monitorohet e tejkalimet do ndëshkohen, derisa kërkesat e tri partive u pohua se janë dëshmuar të pasuksesshme, kur i provuan në qeverisjet e kaluara. Kundërshtitë mes dy palëve, nxitën debate edhe pa mikrofon në Kuvendin e Kosovës. Detajet mund t’i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: