Ajola Xoxa paraqitet në SPAK për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” NULL NULL 04.04.2025 11:30 04.04.2025 11:30 Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj u paraqit këtë të premte në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitjeje të vendosur nga GJKKO. Ajola Xoxa akuzohet nga SPAK për korrupsion në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie, shkruan Euronews.al. Në seancën e zhvilluar në 12 shkurt GJKKO ndryshoi masën e sigurisë për Xoxën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje dhe ndalim për largim jashtë vendit. Ajola Xoxa paraqitet në SPAK në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’.