Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ajeti: Nën udhëheqjen e Rugovës, qytetarët zgjodhën një rrugë të veçantë të rezistencës paqësore

NULL NULL
10.10.2024 17:41

Në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, është hapur ekspozita e titulluar “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988 – 1998”.

Hapjen e kësaj ekspozite, e bëri ambasadori i Kosovës Faruk Ajeti.

Ai në fjalimin e tij vlerësoi rolin e presidentit Ibrahim Rugova.

Ajeti tha se nën udhëheqjen e Rugovës “qytetatarët e Kosovës zgjodhën një rrugë të veçantë të rezistencës paqësore, një rrugë të unitetit, të durimit dhe shpresës”.

“Rezistenca paqësore ishte një qasje e pazakontë për Ballkanin. Kjo politikë largpamëse duke krijuar institucionet paralele kundër represionit dhe brutalitetit serb ndikoi në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Rezistenca paqësore ishte më shumë se një betejë politike – ishte një përpjekje për të fituar mbështetjen e Perëndimit për aspiratat për pavarësi, me mjete paqësore, një politikë aspak e lehtë për atë kohë. Kjo pjesë e historisë më të re të Kosovës mbetet një pjesë qendrore e kujtesës sonë kombëtare dhe një dëshmi e vendosmërisë dhe guximit të shoqërisë sonë”, tha Ajeti transmeton Klankosova.tv

“Pas hapjes së ekspozitës, u zhvillua një panel diskutimi me temën “Toka e largët, konflikti aktual: Mosmarrëveshja serbo-shqiptare mbi Kosovën në vitet 1990 dhe sot“. Në këtë panel morën pjesë: kreatori i ekspozitës Shkumbin Brestovci, studiuesja Blerta Ismajli, dhe historiani Konrad Clewing”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Berlin transmeton Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme