Ajaxi i jep shkollë Beshiktashit NULL NULL 26.09.2024 23:22 26.09.2024 23:22 Ajaxi ishte shumë i fortë sonte për Beshiktashin, ku luajnë edhe dy futbollistë shqiptarë, Milot Rashica e Ernest Muçi. Holandezët iu dhanë shkollë turqve duke i mposhtur bindshëm ata me rezultat 4:0. Rashica luajti për 84 minuta derisa Muçi nuk u inkuadrua fare. Në anën tjetër futbollisti tjetër shqiptar, Nedim Bajrami, ishte fantastik në fitoren e Glasgow Rangers kundër Malmos, me rezultat 0:2. Bajrami ishte realizator i golit të parë, pas vetëm 55 sekondash. Ai u shpall edhe “futbollist i ndeshjes”. Sipas Sofascore, lojtari i kombëtares shqiptare u vlerësua me notën 8.8. Sonte u luajtën nëntë ndeshje të tjera në Europa League. Mëposhtë i gjeni rezultatet: