Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ai shpëtoi shumë jetë në kohë lufte”, Osmani nderon priftin Dom Kelmend Spaqi

NULL NULL
06.04.2026 12:25

Në mesin e shumë personaliteteve që shkuan për ta nderuar priftin Dom Kelmend Spaqi, ishte edhe ish-presidentja Vjosa Osmani.

Ajo la një mesazh tejet emocionues në librin e zisë.

“Dom Kelmend Spaqi, nuk ishte vetëm prijës fetar por edhe prijës shpirtëror i cili në momentet më të rënda për popullin tonë, diti t’i bëjë bashkë të gjithë shqiptarët pavarësisht fesë”, shkroi Osmani.

“Ai shpëtoi shumë jetë në kohë lufte, duke dëshmuar vlerat më të larta të humanizmit, bashkimit e paqes”, shtoi ajo.

Më 2 prill, në ditën kur vdiq prifti, Osmani kishte ndarë Medaljen Presidenciale “Shën Nëna Tereze”.

Ndërkohë sot në kujtim të vepres së priftit u mbajt një meshë në Kishën e Velezhës në Prizren, ku edhe do të varroset ai.

Dom Kelmend Spaqi varroset sot në Velezhë të Prizrenit

lajme të ngjashme