Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ahmeti takon drejtuesit e German Economic Team, adresohet çështja e Kartonit të Gjelbër

NULL NULL
10.02.2024 16:19
Ahmet Ismaili, guvernator i BQK-së
Ahmet Ismaili, guvernator i BQK-së me delegacionin nga German Economic Team

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili ka pritur në takim një ekip nga German Economic Team, i cili ka qenë në kryesimin e Marie-Aimee Salopjata.

Ky takim është zhvilluar si përpjekje e adresimit të përfshirjes së Kosovës në sistemin e Kartonit të Gjelbër.

“Në këtë takim, nga ekspertët e GET-it u prezantuan dy studime të fokusuara, të realizuara me kërkesë të BQK-së, mbi ndikimet ekonomike për Republikën e Kosovës nga mos anëtarësimi në sistemin e Kartonit të Gjelbër, si dhe opsionet e mundshme për adresimin e kësaj çështje në mënyrë sa më efikase”, njofton BQK, transmeton KlanKosova.tv.

“Bazuar në qëndrimet aktuale, rekomandimet e dala dhe bashkërendimit në nivel institucional dhe ndërinstitucional do të avancohet drejt zgjidhjeve të mundshme praktike, si për të lehtësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave, ashtu edhe për integrimin rajonal e më gjerë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.