Ahmeti: Po shkojmë drejt shërimit dhe të kthehemi në normalitet me hapa të vegjël por të sigurt NULL NULL 06.05.2020 21:26 06.05.2020 21:26 Kreytari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është gëzuar rezultateve të IKSHPK-së sonte ku 43 persona janë shëruar dhe katër janë infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ahmeti tha se po shkojmë drejt shërimit dhe kthimit në normalitet me hapa të vegjël por të sigurt, njofton Klan Kosova Ky është postimi i plotë i Ahmetit: Asnjë rast i ri në Prishtinë e katër në krejt Kosovën. 43 të shëruar në krejt Kosovën, e 9 raste aktive në Prishtinë kanë dalë negativ në testimin e parë. Po shkojmë drejt shërimit dhe të kthehemi në normalitet me hapa të vegjël por të sigurt. Për pak harrova, mos lexoni lajme ekskluzive ?. Edhe pak, Kosovë! #rriNshpi