Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ahmeti për 30 dështimet e konstituimit të kuvendit: E tepruar, po bëhet e gërditshme

NULL NULL
11.06.2025 18:19

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për dështimin e 30-të të Lëvizjes Vetëvendosje që për kryetare të kuvendit ta votojë Albulena Haxhiun.

Ahmeti tha se kjo është e tepruar dhe sipas tij, po bëhet e gërditshme, teksa tha se ka mungesë të përgjegjësisë dhe llogaridhënies.

“Mendoj që është e tepruar, po bëhet e gërditshme. Mungesa e përgjegjësisë, mungesa e llogaridhënies, mungesa e sensit të përfaqësimit dhe unë cka po frikësohem është krijimi i apatisë te njerëzit, jo i nervozes. Pra, po kalon në mosinteresim dhe kjo është e rrezikshme për demokracinë dhe shtetin”.

“Vendimet që po merren sot prej qeverisë pa pasur mandat, janë me pasoja juridike të cilat mund të na shkaktojnë probleme më vonë, pasi secili qytetar që preket nga këto vendime, sipas meje, ka të drejtën e kërkesave juridike karshi vendimeve të tilla, që mendoj që nuk janë të plotfuqishme”, tha Ahmeti në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Tutje, ai i komentoi edhe deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ditë më parë ishte shprehur se Kosova ka qeveri, por jo kuvend.

“Ato lojë fjalësh janë në rregull për debat apo reagim ndaj ndonjë gazetari, por në aspektin e proceseve juridiko-kushtetuese nuk janë në rregull”, tha Ahmeti.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.