Ahmeti nga Klubi i Astronomisë sjell një copë nga Hëna dhe Marsi në studion e “Ora 7” (VIDEO) NULL NULL 02.04.2026 10:39 02.04.2026 10:39 Në studion e emisionit “Ora 7” në Klan Kosova janë prezantuar meteorë, të sjella nga Hëna dhe Marsi. Suhel Ahmeti nga Klubi i Astronomisë së Kosovës ka sjellë në studio një fragment meteoriti nga Hëna dhe një tjetër nga Marsi, duke shpjeguar për publikun dallimet mes tyre dhe mënyrën se si këto trupa kanë arritur deri në Tokë. Ahmeti foli më gjerësisht për origjinën e meteorëve, karakteristikat e tyre dhe rëndësinë që kanë në studimin e hapësirës dhe të trupave qiellorë. Ndërkohë, në arenën ndërkombëtare të eksplorimit hapësinor, katër astronautë janë nisur së fundmi nga Florida në kuadër të misionit Artemis II të NASA-s, një udhëtim rreth Hënës që shënon një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të misioneve me ekuipazh në sipërfaqen hënore në vitet në vijim. Ndiqni pamjet: