Agon Fehmiu për Kobe Bryant: Madhështia e tij nuk ishte vetëm sportive, por e një dimensioni më të madh njerëzor NULL NULL 26.01.2020 22:15 26.01.2020 22:15 Komentatori i njohur i basketbollit dhe ish basketbollisti, Agon Fehmiu, e ka konsideruar tejt tragjik lajmin për vdekjen e ikonës amerikane të basketbollit, Kobe Bryant. Në një prononcim për klankosova.tv, Fehmiu ka thënë se bota e basketbollit dhe në përgjithësi njerëzimi ka humbur shumë me vdekjen e Bryant. “Vdekja e Kobe Bryant është një prej lajmeve më tragjike sa i përket ndërrimit të jetës së figurave sportive të cilën e kisha krahasuar me vdekjen e Drazhen Petroviq në vitin 1993”. “Është e dhimbshme – bota e basketbollit ka humbur shumë dhe në përgjithësi njerëzimi, sepse madhështia e Kobe Bryant nuk ka qenë vetëm sportive, ajo ka qenë e një dimensioni më të madh njerëzor”. Sot Kobe Bryant ka ndërruar jetë pas rrëzimit të helikopterit ku ndodhej me tre persona të tjerë. Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm. LAJMI I FUNDIT: Vdes basketbollisti Kobe Bryant klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.