AGK: Nuk jemi përfshirë në hartimin e rregullores së KPK-së NULL NULL 30.05.2016 17:53 30.05.2016 17:53 Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një komunikatë për media ka bërë të ditur se asnjë nga pjesëtarët e AGK-së, duke përfshirë anëtarët e bordit si dhe kryetarin nuk ka qenë i përfshirë në hartimin e rregullores së Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit për Komunikim Publik. “Me këtë iu bëjmë me dije se ky institucion ka hartuar rregulloren në fjalë pa i përfshirë Gazetarët dhe Shoqërinë Civile gjë që e konfirmojnë edhe reagimet e shumta pas vendimit të Këshillit Prokurorial. Njëherësh iu njoftojmë se Këshilli Prokurorial tek pasi ka hartuar rregulloren ‘njëanshëm’, të premten me 19 maj 2016 në e ka dërguar atë në email të ish-kryetarit Zekirja Shabani” thuhet në komunikatën e AGK-së, transmeton Klan Kosova. Më tutje thuhet se në këtë e-mail të dërguar, Këshilli Prokurorial ka vendosur një afat prej dy ditësh për t’i dërguar komentet eventuale të AGK-së për këtë rregullore, çka AGK e konsideron si afat shumë të shkurtër. “AGK-ja ka kërkuar një javë kohë për t’i kthyer komentet pasi e shtunë dhe e diele janë ditë pushimi, megjithatë kjo kërkesë është refuzuar. Ne e konsiderojmë të papranueshëm veprimin e Këshllit Prokurorial dhe çdo tendencë të këtij institucioni për të arsyetuar veprimin e tyre me faktin se kinse ka kërkuar rekomandime nga AGK-ja”. AGK-ja konsideron se ka qenë e përjashtuar gjatë tërë procesit të hartimit të kësaj rregulloreje dhe ka kërkuar që kjo rregullore të shfuqizohet me një vendim të posaçëm për t’i përfshirë pastaj gazetarët dhe shoqërinë civile në hartimin e saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025