Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AGK-ja kërkon që sulmuesit e gazetarëve të mos amnistohen (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 29.12.2022 20:38

Në akordin e heshtur për debllokimin e rrugëve në veri, palët u pajtuan që të maskuarit që qëndruan në barrikada për gati 3 javë të mos ndiqen penalisht nga institucionet kosovare.

Megjithëkëtë, nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thanë se imunitet ndaj arrestimeve, për mbrojtësit ligjorë të gazetarëve nuk duhet pasur në asnjë formë, njofton Klan Kosova.

‘Maskat’ ishin nën llupën e organeve edhe për hedhjen e shok bombave e mjeteve tjera dhe lënia e tyre në liri u tha se nuk duhet shndërruar në praktikë për të kryer sulme tjera.

Një dakordim të tillë e kritikoi edhe një deputet opozitar, dikur shef policie. Rashit Qalaj i PDK-së tha se gabimisht u veprua edhe në rastet e sulmeve të vitit të kaluar.

lajme të ngjashme