Agjentja serbe dhe piloti kroat: Sërpska e lidhur me rrjetin e spiunazhit të BIA-s së Serbisë? NULL NULL 29.08.2025 13:06 29.08.2025 13:06 Një skenë e filmave 007 duket se ka ndodhur edhe në Kosovë. Fatmirësisht, një skenë e tillë u zbulua. Piloti kroat, dhe e dashura e tij serbe nga Mitrovica e Veriut, u arrestuan nga autoritet kroate për veprën e dyshuar të spiunazhit, dhe ndaj tyre u caktua masa e paraburgimit prej një muaji, transmeton Klankosova.tv. Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, në emisionin “Kosova Today”, tha se çështja është tejet sensitive, derisa fatkeqësisht, sipas tij, është se vendet po shikojnë punët e veta, e jo bashkëpunimin. “Ndërsa siguria nacionale më së shumti është cenuar në Kosovë”, tha Ibishi. Këtë zhvillim, Korab Blakaj e lidh me Listën Serbe, e cila vepron në Kosovë. “Këto të gjitha për mendimin tim argumentojnë ose janë argumente shtesë të asaj që kemi thënë edhe më herët, që Lista Serbe nuk është organizatë politike e cila mbron ose avancon të drejtat e serbëve në Kosovë, por më tepër ësjtë organizatë apo instrument i shtetit të Serbisë, dhe siç po dëshmohet në këtë ngjarje të fundit, ajo është edhe qendër e spiunazhit në dobi të BIA-s serbe”, u shpreh Blakaj. Derisa rastin në fjalë, Blakaj thotë se është tejet shqetësues, por jo i pakapshëm nga organet e Kosovës. Nga ana tjetër, Esad Çollaku, i cili jeton dhe vepron në Kroaci, thotë se piloti i dyshuar kroat, ka kohë të gjatë që është nën vëzhgime nga ushtria atje. Derisa eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se AKI ka marrë informacione në televizion.