Agjenda e pritjes për kampionët olimpikë NULL NULL 01.08.2021 13:44 01.08.2021 13:44 Nesër do të bëhet pritja e kampionëve olimpikë të Kosovës, të cilët janë nisur për të ardhur nga Japonia. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se pritja ceremoniale do të fillojë nga aeroporti “Adem Jashari” si dhe do të vazhdojë deri në sheshin “Nëna Terezë” Agjenda e plotë: Nesër (02 gusht 2021), ora 19:50, bëhet pritja e Kampionëve Olimpikë. Ceremonia shtetërore e pritjes së Kampionëve Olimpikë është e ndarë në dy pjesë: 1. Pritja ceremoniale shtetërore në Aeroportin “Adem Jashari” në orën 19:50, me ç’ rast mbahet konferencë për media. 2. Ardhja e Kampionëve Olimpikë në sheshin “Nëna Terezë” në orën 21:00. ME RËNDËSI: Për pjesën e xhirimeve në aeroport ftoheni që sa më herët të dërgoni emrat e ekipit pjesmarrës nga medium juaj për akreditim. Personi kontaktues është Valentina Gara nga aeroporti “Adem Jashari”, email: vgara@limakkosovo.aero Agjenda: Pritja ceremoniale në Aeroport Itenerari i fluturimit Aterimi në Aeroportin “Adem Jashari: – 02.08.2021 – 19:50, dalja në terminalin VIP Konferencë për media Trajneri Driton Kuka Trajneri Agron Kuka Distria Kranisniqi Nora Gjakova Akil Gjakova Zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani Ardhja e Ekipit të Xhudos në sheshin “Zahir Pajaziti” Arritja e ekipit të xhudos në sheshin “Zahir Pajaziti” pritet të jetë rreth orës 21:00. Qytetarëve do t’u drejtohen: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti Trajneri Driton Kuka Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.