Agjencia e OKB-së paralajmëron se kriza e urisë po përkeqësohet në Gaza NULL NULL 06.12.2023 08:21 06.12.2023 08:21 Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) tha se shpërndarja e ndihmave tani është “pothuajse e pamundur” dhe vazhdimi i konfliktit “vë në rrezik jetën e punonjësve humanitarë”. WFP theksoi se punëtorët humanitarë “qasje të sigurt, të papenguar dhe të qëndrueshme” në Gaza, në mënyrë që ajo të “shpërndajë ndihmë për shpëtimin e jetës në të gjithë territorin”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. “WFP bën thirrje për një armëpushim humanitar dhe u kërkon të gjithë liderëve të punojnë me urgjencën më të madhe për të gjetur zgjidhje politike që mund t’i japin fund vuajtjeve të familjeve nga të gjitha anët e këtij konflikti pikëllues”, thuhet në një deklaratë.