Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Afrika Jugore regjistron shifrën më të lartë të vdekjeve brenda një dite

NULL NULL
09.04.2020 09:48

Afrika Jugore e ka raportuar vdekjen e pesë pacientëve që ishin duke u trajtuar nga koronavirusi, që është shifra më e lartë e raportuar gjatë një dite deri më tani.

Vdekjet e fundit janë konfirmuar të mërkurën duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në këtë vend në 18, transmeton Klan Kosova.

Afrika Jugore ka të konfirmuara 1845 raste me koronavirus. Vendi është në një bllokim 21 ditor i cila përfundon më 16 prill.

lajme të ngjashme