AFP: Macron dhe Merkel përpiqen të ringjallin bisedimet Kosovë-Serbi në takimin e Berlinit NULL NULL 29.04.2019 11:29 29.04.2019 11:29 Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të përpiqen të ringjallin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë sot në Berlin, marrëdhëniet e të cilave 20 vjet pas luftës janë më të këqija, shkruan agjencia e lajmeve AFP, transmeton Klan Kosova. “Ne duam të transferojmë përvojën historike të pajtimit dhe bashkëpunimit aktiv midis Gjermanisë dhe Francës. Kjo është e rëndësishme për kontekstin historik të Ballkanit, njoftoi presidenca franceze përpara samitit të Berlinit. Duke marrë parasysh mosmarrëveshjet midis Beogradit dhe Prishtinës, Berlini është i kujdesshëm në lidhje me qëllimet, shkruan më tutje France Presse, transmeton Klan Kosova. Qeveria gjermane me rastin e samitit flet për “shkëmbimin e pikëpamjeve” që synojnë nxitjen e “stabilitetit të rajonit dhe gjetjen e mënyrave për të rifilluar dialogun midis Serbisë dhe Kosovës”. Në samitin e sotëm, pos liderëve kosovarë e atyre serb gjithashtu janë të ftuar edhe krerët e vendeve të tjera të Ballkanit: Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Kroacia, Sllovenia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Samiti i Berlinit do të jetë një mundësi për Parisin të “angazhojë më aktivisht Francën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, njoftoi presidenca franceze, transmeton Klan Kosova.