Afganistani goditet nga tërmeti i dytë brenda disa ditësh NULL NULL 11.10.2023 08:45 11.10.2023 08:45 Një tjetër tërmet ka goditur Afganistanin perëndimor vetëm disa ditë pasi dy tërmete të mëdha në të njëjtin rajon vranë më shumë se 1000 njerëz. Tërmeti i ri me magnitudë 6.3 goditi 28 kilometra në veri të qytetit të Heratit. Më shumë se 100 persona u lënduan dhe u dërguan në spital, thanë zyrtarët shëndetësorë. Ndikimi më i gjerë nuk është ende i qartë, por shumë persona ishin duke fjetur në ambient të hapur pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan të shtunën, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Agjencitë e ndihmës kanë thënë se ka gjithashtu mungesë të batanijeve, ushqimeve dhe furnizimeve të tjera.