Afganistan: Talibanët ndalojnë berberët të shkurtojnë mjekrën e klientëve, paralajmërojnë ndëshkim

Afganistan: Talibanët ndalojnë berberët të shkurtojnë mjekrën e klientëve, paralajmërojnë ndëshkim

NULL NULL
3 weeks më parë

Talibanët u kanë ndaluar parukierëve në provincën Helmand të Afganistanit të rruajnë ose shkurtojnë mjekrën, duke thënë se kjo shkel interpretimin e tyre të ligjit islam. Kushdo që shkel rregullin do të ndëshkohet, thotë policia fetare talibane. Disa berberë në Kabul kanë thënë se edhe ata kanë marrë urdhra të ngjashme, transmeton Klankosova.tv.

Në një njoftim të postuar në sallone në provincën jugore të Helmandit, oficerët talibanë paralajmëruan se parukierët duhet të ndjekin ligjin e Sheriatit për prerjen e flokëve dhe mjekrës.

“Askush nuk ka të drejtë të ankohet, ” thuhej në njoftimin, i cili u pa nga BBC.

“Luftëtarët vazhdojnë të vijnë dhe na urdhërojnë të ndalojmë shkurtimin e mjekrave. Njëri prej tyre më tha se mund të dërgojnë inspektorë të fshehtë për të na kapur.” tha një berber në Kabul.

Një floktar tjetër, i cili drejton një nga sallonet më të mëdha të qytetit, tha se mori një telefonatë nga dikush që pretendonte se ishte  zyrtar qeveritar. Ata e udhëzuan atë që “të mos ndiqte stilet amerikane” dhe të mos rruante apo shkurtonte mjekrën e askujt.

Por berberët, të cilët nuk janë përmendur me emra për të mbrojtur sigurinë e tyre, thonë se rregullat e reja po e bëjnë të vështirë për ta të sigurojnë jetesën, shkruan BBC, transmeton Klankosova.v.

Një berber tjetër në Herat tha se megjithëse nuk kishte marrë një urdhër zyrtar, ai kishte ndaluar ofrimin e këtij shërbimi.

“Konsumatorët nuk i rruajnë mjekrat [sepse] ata nuk duan të jenë në shënjestër të luftëtarëve talebanë në rrugë. Ata duan të përzihen dhe të duken si ata.”

Udhëzimet sugjerojnë një kthim në vendimet e rrepta të qëndrimit të mëparshëm të grupit në pushtet, pavarësisht premtimeve për një formë më të butë të qeverisjes.