Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Afërsia e komunikimi i mirë”, Avdyli beson se Konjufca do të votohet nga opozita (VIDEO)

NULL NULL
04.11.2025 18:47

Haxhi Avdyli, deputet i Partisë Guxo në “DPT te Fidani” tha se beson që Glauk Konjufca do të votohet për kryeministër nga opozita.

Siç thotë Avdyli, afërsia, mirëkuptimi, butësia e komunikimi i mirë më kolegët nga opozita i Konjufcës, do të bëj që ai të votohet.

“Kandidati për kryeministër, Glauk Konjufca do ta ketë kohën e vetë, edhe besoj që afërsia e Glaukut, mirëkuptimi, butësia e tij dhe komunikimi i mirë që ka me kolegët e mirë nga opozita do të gjejë një gjuhë të përbashkët dhe do të votohet”, tha Avdyli.

Sipas tij, situata e tensionuar iu konvenon PDK-së dhe LDK-së, pasi siç thotë ai,këto dy parti janë në ujëra të “turbullta”.

“Për inati të Albinit nuk bën me vdek Kosova në kuptimin financiar, mendoj që ky inat është i paarsyeshëm dhe më shumë besoj që bazohet në problem që këta i kanë të brendshme. Dhe besoj që situata e tensionuar ju konvenon”, tha Avdyli, transmeton Klankosova.tv

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

lajme të ngjashme