Afati i Presidentit, Abdixhiku arrin në Kuvend për takim me Kurtin NULL NULL 02.03.2026 14:02 02.03.2026 14:02 Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në Kuvend për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti. Temë kryesore e këtij takimi do të jetë zgjedhja e Presidentit, raporton Klankosova.tv. Ky është takimi i dytë mes tyre për këtë çështje, pasi dy liderët u takuan edhe javën e kaluar. Bazuar në afatet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, data e fundit është 4 marsi. Në të kundërtën, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.