Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aeroportet atraktive ku do ta shijonit pritjen

NULL NULL
01.08.2015 17:40

Të të duhet të presësh me orë të tëra në aeroport për fluturimin e vonuar apo për atë të radhës, shpesh është eksperiencë jo e këndshme, por disa aeroporte janë kujdesur që tu shtojnë hapësirave të tyre shumë kënde argëtimi.

Këto aeroporte kanë gjithçka, që nga kinematë, fushat e golfit e deri te pishinat në çati.

Aeroporti Changi i Singaporit është një aeroport i mrekullueshëm që ngjan si kopsht i mbushur me mbi 40 lloje kaktusesh, me një ujëvarë 8 metra të gjatë dhe me shumë orkide dhe luledielli. Gjithashtu ka një pishinë në çati dhe hotele luksoze ku mund të përfitoni nga masazhe të ndryshme. Nuk është gabim që ky vend është listuar si aeroporti numër 1 në botë.

Singapore

Schipoli i Amsterdamit ka një degë të Riijkmuseum (Muzeu Kombëtar i Holandës në Amsterdam), ku ju mund të kënaqeni me muzikë holandeze, literaturë dhe art; një teatër 6XD, ku ju mund të uleni për pesë minuta për ta shijuar një film me efekte speciale, një kthinë ku ju mund të konsumoni oksigjen me aromë të mirë e cila ju ndihmon të relaksoheni para fluturimeve.

Amsterdam

Aeroporti i Las Vegas, McCarran, ka rreth 1300 aparate të lojërave të fatit të lokalizuara në terminalin 1 dhe 2. Ky vend gjithashtu ka një koleksion ku shpaloset historia e aviatorëve të Nevadas.

Las Vegas

Aeroporti Internacional i Dubait është vendi ku ndodhet dyqani “duty-free” më i madh në botë, i cili shtrihet në nj sipërfaqe prej 5388 metra katrorë. Ju gjithashtu mund të shkoni në sallën e fitnesit, ku do të gjeni një pishinë, dushe dhe masazhatorë.

Dubai

Aeroporti Ndërkombëtar i San Francisco’s, është vendi ku mund të shihni relikte të rralla nga Muzeu i Aviacionit dhe të kënaqeni në Librari, ndërsa ky vend ofron edhe shumë ushqim organik e po ashtu edhe dyqane ku ju mund të bëni dush për 14 dollarë.

Los Angeles

Edhe aeroporti i Mynihut është një vend fantastik ku mund të prisni duke u kënaqur. Aty e keni shansin që të shijoni birrë gjermane me muzikë të gjallë, dhe gjithashtu t’i testoni aftësitë tuaja në sërfing në një pishinë me valë artificiale.

Munich

lajme të ngjashme