Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aeroplani i pensionuar shndërrohet në një hapësirë festash e eventesh (VIDEO)

NULL NULL
01.02.2022 13:43

Një aeroplan pasagjerësh “i dalë në pension”, i blerë për më pak se 2 dollarë, iu nënshtrua rinovimeve me vlerë më shumë se 600 mijë dollarë, për ta shndërruar atë në një muze dhe vend feste në një aeroport britanik.

Suzannah Harvey, shefja ekzekutive e Aeroportit Cotswold të Anglisë, e bleu ish-avionin e pasagjerëve të British Airways për 1.35 dollarë dhe më pas avioni iu nënshtrua rinovimeve me vlerë 627 mijë dollarë, duke përfshirë kthimin e një pjese të automjetit në bar dhe sallë vallëzimi.

Avioni, i cili bëri uljen përfundimtare në aeroport në vitin 2020, u ridekorua me ngjyrën Negus që British Airways shfaqi në vitet 1970 dhe 1980.

Nga aeroporti thanë se avioni është i disponueshëm për rezervime eventesh, me ngjarjet e para të planifikuara të zhvillohen në shkurt.

Turne publike po prenotohen edhe për pjesën tjetër të avionit, i cili u shndërrua në një hapësirë muzeale.

“Ne duam ta ndajmë atë me të gjithë në komunitetin lokal dhe institucionet arsimore lokale”, tha Harvey për BBC.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Negus (@negus747)

lajme të ngjashme