Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Adriana Matoshi fiton çmimin Aktorja më e mirë në Festivalin e Francës

NULL NULL
09.06.2020 14:20

Karrierës së aktores kosovare, Adriana Matoshi i është shtuar edhe një çmim tjetër.

Sipas një njoftimi, Matoshi është shpërblyer me çmimin Aktorja më e mirë në Festivalin e Francës ”See a Paris 2020”, përcjellë Klan Kosova.

Aktores kosovare, ky çmim iu nda për rolin e saj në filmin me regji të Ismet Sijarinës, ”Nëntori i Ftohtë”.

”Urime Ismet, Fatmir edhe urime vetes që jemi shpërbly me çmime!”, ka shkruar aktorja.

Ky është edicioni i 5-të i këtij festivali që shfaq filmat e shteteve si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.